Eden Hazard nuk do të largohet nga Chelsea
Antonio Conte, menaxheri i Chelseas, u ka dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes së Eden Hazardit.
Së fundi është raportuar se Barcelona dhe Real Mdridin po synojnë transferimin e belgut. Por, Conte ka thënë se belgu do të mbetet në Chelseas
“Hazard është shumë i lumtur të qëndrojë me ne dhe të luajë për Chelsean”, ka deklaruar Conte, përcjell Express.
“Në të kaluarën kam lexuar shumë histori rreth Hazardit me Real Madridin – dhe tani me Barcelonën. Ky është afat kalimtar i lojtarëve dhe ne duhet ta kuptojmë këtë”, ka përfunduar ai. /Express/



