Rafinha, mesfushori brazilian, mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere
Barcelona mund të mbetet pa Rafinha. Ky i fundit mund të bëhet me skuadër të re gjatë kësaj vere, edhe pse ka kontratë me klubi nga La Liga deri në vitin 2020.
Sipas Mundo Deportivos interesim për Rafinhan kanë shfaqur interesim Liverpool, Arsenal, Tottenham, Inter dhe Milan
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu më herët ka thënë se Rafinha nuk do të shitet. Por, vet lojtari ka lënë të hapur gjithçka.
“E ardhmja ime është e hapur dhe vetëm Perëndia e di se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Rafinha
Braziliani nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës për turneun e tyre para-sezonit në Shtetet e Bashkuara, pasi aktualisht po shërohet nga lëndimi në gju. /Express/



