“De Gea mos shko në Real Madrid”

PUBLIKUAR

Sergio Romero, portieri i dytë i Manchester Unitedit, shpreson që David de Gea mos të largohet nga Old Traffrod

E ardhmja e David de Geas vazhdon të mbetet e paqartë. Portieri spanjoll kërkohet nga Real Madridi tash e disa kohë.

Por, portieri i dytë i Manchester Unitedit, Sergio Romero, i ka bërë thirrje De Geas që mos të largohet nga klubi.

“Është më mirë për klubin që ekziston ky rivalitet mes meje dhe Davidit. Është se ekziston një miqësi e madhe mes nesh, ne punojmë shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin.”, tha Romero.

“Është shumë e rëndësishme që ne të punojmë në këtë mënyrë që të mund të nxjerrim maksimumin nga njëri-tjetri. Po, është mirë për mua, nëse ai qëndron. Ai është mik dhe ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin në stërvitje”, ka deklaruar argjentinasi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...