Fassone: Nuk kemi arritur marrëveshje me Bayernin për Sanchesin

PUBLIKUAR

Marco Fassone, drejtori ekzekutiv i Milanit, ka mohuar raportimet e mediave se kanë arritur marrëveshje me Bayern Munichun për Renato Sanches

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone e ka pranuar se janë të interesuar që ta transferojnë Renato Sanchesin. Por, ai ka bërë të ditur se Bayern Munuch po kërkon shumë para për portugezin.

“Në këtë moment nuk ka negociata Raporti ynë me Karl-Heinz Rummenigge është shumë i mirë. Ne e kemi diskutuar situatën disa herë, por në këtë moment ata po kërkojnë një çmim të lartë për lojtarin”, tha Fassone

“Nëse situata ndryshon në gusht, atëherë ne jemi këtu”, ka deklaruar  Fassone për Sky Sport Italia, përcjell Express.

Milan deri më tani ka transferuar Leonardo Bonuccin, Lucas Biglian, Andre Silvan, Hakan Calhanoglun, Ricardo Rodriguezn, Mateo Musacchion, Andrea Contin, Franck Kessien dhe Fabio Borinin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...