Ylli i Real Madridit kundër transferimit të Mbappes

PUBLIKUAR

Casemiro, mesfushori brazilian, mendon se Real Madridit nuk i dihet asgjë transferimi i yllit të Monacos, Kylian Mbappe

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është kundër transferimit të Kylian Mbappens nga Monaco.

Braziliani mendon se ylli i Monacos nuk i duhet Los Blancos, pasi këta të fundit kanë super sulmues në skuadër si: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ai është një lojtar i madh, por ne kemi këtu BBC-në (Balen, Benzeman dhe Cristianon), të cilët mund të bëjnë kërdi të vërtetë”, ka deklaruar Casemiro.

“Sa më shumë lojtarë që kemi, aq më mirë është për ne. Por unë po them që lojtarët më të mirë janë tashmë këtu”, ka theksuar ai.

“Ne kemi lojtarin më të mirë në botë këtu Ronaldon, pastaj Balen, i cili po punon shumë dhe Benzmean, i cili ka cilësi të shkëlqyeshme, pastaj vijnë Isco, Borja”, ka përfunduar ai.

Marca, të martën, ka raportuar se Real Madridi dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mbappes në ‘Santiago Bernabeu’ për 180 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...