Conte: “Morata do të debutojë ndaj Bayern Munich”

PUBLIKUAR

Morata do të debutojë me fanellën e Chelseat të martën ndaj Bayern Munich.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se Alvaro Morata do të bëjë paraqitjen e parë për “Blutë e Londrës” të martën në miqësore ndaj Bayern Munich.

Sulmuesi spanjoll u transferua ditë më parë nga Real Madridi te Chelsea për 70 milionë funte, duke u bërë transferimi më i madh i kësaj vere për “Blutë e Londrës”.

“Do t’ia jap atij shansin që të luajë disa minuta në këtë ndeshje”, tha Conte në konferencën për media. “Jo nga fillimi, natyrisht. Ai vetëm sa ka filluar punën, por unë dua që t’ia japë disa minuta.

“Është lojtar i ri, por me shumë eksperiencë. Ka luajtur për dy ekipe të mëdha siç janë Juventusi dhe Real Madridi. Ka luajtur ndeshje të vështira dhe fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar”, deklaroi më tej Conte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...