Mendy, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit (Foto)

PUBLIKUAR

Benjamin Mendy edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester City.

Manhester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Benjamin Mendy nga Monaco.

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin anglez dhe do ta veshë fanellën me numrin 22, transmeton Gazeta Express.

Mendy, që mbushi 23 vjet me 17 korrik, i ka kushtuar klubit anglez 52 milionë funte, shkruan Goal.

Kështu, ai është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë prapa Kyle Walkerin që javën e kaluar kompletoi transferimin te City nga Tottenhami për 45 milionë funte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...