Haziri: Qytetarët gjilanas nuk do të mashtrohen nga shpifjet dhe gënjeshtrat e PDK-së

PUBLIKUAR

1

Gjilan – Ka kaluar koha kur qytetarët mashtrohen më nga shpifjet dhe gënjeshtrat e Degës së PDK-së në Gjilan. Përfundimisht, më 8 qershor gjilanasit treguan se LDK është partia më e madhe, e cila së bashku me aleatët e saj ka marrë besimin e mbi 20 mijë qytetarëve, ndërsa PDK është partia, të cilën, qytetarët e Gjilanit e zhvendosën në vendin e tretë tha Lutfi Haziri për rajonipress.

 

Lutfi Haziri duke u përgjigjur ndaj akuzave të PDK-së dhe dosjes që ajo ka deponuar në prokurori tha për rajonipress se më vjen keq që PDK-ja po vazhdojnë edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale të jetojnë me tensionin e rezultatit zgjedhor. “Ai është verdikt qytetar, nuk është verdikt i imi. Ka ardhur koha ta largojnë inatin dhe inercionin në aktivitete. Pra, po kalojnë më shumë se gjashtë muaj dhe Dega e PDK-së në Gjilan vazhdon të jetë e frustruar nga humbja kolosale dhe ende po tentojnë që përmes shpifjeve të nxjerrin lëndë. Po duan që të fshihen prapa paligjshmërive dhe dallavereve që janë gjetur në komunë, të cilat do të zbardhen herët a vonë” tha Haziri, raporton rajonipress.

Dëshiroj të njoftoj opinionin publik sërish se akuzat e PDK-së ndaj meje janë kryekëput shpifje. E ritheksoj se në të tri projektet, Zyra e prokurimit është e ndarë, unë jam autoriteti më i lartë ekzekutiv dhe unë garantoj ligjshmëri. Gjithçka që kanë problem dhe që duan të shohin, Zyra është e hapur ka sqaruar Haziri.

Haziri tha se edhe njëherë po theksoj sërish se Prokuroria në Gjilan ua ka tërhequr vërejtjen individëve të caktuar në Gjilan, që shpifja është vepër e cila sanksionohet me ligj. “Dega e PDK-së në Gjilan e di dhe i është bërë e qartë që çdo shpifje, lajm i rrejshëm dhe botim i rrejshëm sanksionohet si vepër penale. Sa i përket borxheve të trashëguara, e them me përgjegjësi para qytetarëve se janë gjetur mbi 9.6 milionë, ndërsa vetëm në periudhën gjashtë mujore të qeverisjes së mirë, kemi shlyer mbi 1.8 milion euro borxhe të trashëguara nga ish-pushteti, që e pat kolapsuar Komunën. Po ashtu, kemi filluar projektet infrastrukturore që kapin shifrën e mbi 2 milionë eurosh, ndërsa i kemi reduktuar shpenzimet mbi 80 për qind, krahasuar me ish-qeverisjen”.

Haziri tha se qytetarët e Gjilanit, projektet e mira të qeverisjes gjashtë mujore, po i shohin për ditë dhe me projekte të mira, me qeverisje duar të pastra e me dyer të hapura do të vazhdohet gjatë tërë mandatit që na e dhanë besimin qytetarët. “Unë jam këtu për të garantuar ligjshmëri dhe jam shumë i lumtur që qytetarët e Gjilanit, përkundër disiplinës së ashpër buxhetore, janë solidarizuar me këto masa të ashpra buxhetore. Prandaj, ka kaluar koha kur qytetarët mashtrohen më nga shpifjet dhe gënjeshtrat e Degës së PDK-së në Gjilan. Përfundimisht, më 8 qershor gjilanasit treguan se LDK është partia më e madhe, e cila së bashku me aleatët e saj ka marrë besimin e mbi 20 mijë qytetarëve, ndërsa PDK është partia, të cilën, qytetarët e Gjilanit e zhvendosën në vendin e tretë” tha Haziri./rajonipress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...