Ceballos: Dua të bëhem si Modric, si Kroos (Video)

PUBLIKUAR

Ceballos dëshiron të shkojë rrugëve të Luka Modric e Toni Kroos.

Mesfushori i talentuar spanjoll, Dani Ceballos, ka thënë në prezantimin e tij në “Santiago Bernabeu” që një ditë dëshiron të arrijë atë që kanë arritur Luka Modric dhe Toni Kroos, që i sheh si shembuj.

20 vjeçari iu bashkua Real Madridi nga Betisi për 18 milionë euro, duke nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare.

Ai shihet si një ndër mesfushorët më premtues të Spanjës, teksa të shumtë janë ata që e kanë krahasuar 20 vjeçarin me Andres Iniestan.

“Jam i ri dhe do të mësoj shumë nga lojtarët e shkëlqyer që gjenden këtu. Do të mundohem çdo ditë të mësoj nga lojtarët me eksperiencë, që kanë bërë paraqitje në nivele të larta, si Luka si Toni, që të jem pjesë e historisë së këtij klubi”, deklaroi Ceballos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...