Chelsea nuk dëshiron të paguajë çmimin e kërkuar nga Real Madrid për Danilon
Skuadra e Chelseat ka marrëveshje personale me mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Danilo.
Por, londinezët nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e vendosur nga Real Madrid, shkruan Evening Standard.
Spanjollët duan 35 milionë për brazilianin, i cili është vetëm zëvendësues i Dani Carvajal.
Për lojtarin po ashtu interesim kanë shprehur edhe re skuadrat tjera të mëdha evropiane, Manchester City, Inter dhe Juventus. /Express/



