​‘Me mua Higuain mund t’i shënojë 40 gola’

PUBLIKUAR

Douglas Costa beson se do ta ndihmojë shumë sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain

Anësori brazilian, Douglas Costa sot edhe zyrtarisht është prezantua si lojtar i Juventusit, pas largimit nga Bayern Munch.

Ai ka besim se do ta ndihmojë sulmuesin Gonzalo Higuain që këtë sezon të shënojë 40 gola.

“A mundet Higuain t’i shënojë 40 gola me mua? Natyrisht që mundet, ai është një sulmues që më të vërtetë më pëlqen”, tha Costa gjatë prezantimit në Juventus.

“Ka shumë potencial që së bashku të shënojmë shumë gola, njëjtë siç ka ndodhur me Luiz Adrianon”.

Costa n Juventus do të mbajë fanellën me numër 11, ashtu sikurse edhe në Bayern Munich. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...