Diego Costa është xhiruar në një mbrëmje i veshur me fanellën e Atletico Madridit, teksa i dha një goditje të fortë Antonio Conte.
Në një video në Instagram, spanjolli u pa i veshur me fanellën e ish klubit, teksa shkroi në gjuhën spanjolle: “jepni një përqafim Contes”.
E ardhmja e sulmuesit brazilian me nënshtetësi spanjolle është ende e paqartë, i cili shpreson të gjejë një klub të ri sa më parë.
28 vjeçari do të dëshironte rikthimin te Atletico Madrid, por nuk ka të drejtë të luajë deri në janar – kjo komplikon gjithçka. /Gazeta Express/


