Bakayoko: “Zgjodha klubin më të mirë në Angli”

PUBLIKUAR

Transferimi i ri i Chelseat, Tiemoue Bakayoko, beson se i është bashkuar klubit më të mirë në Angli.

Bakayoko kompletoi transferimin nga Monaco të shtunën, duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Blutë e Londrës”, të cilët derdhën 40 milionë funte në arkat e klubit francez.

22 vjeçari fitoi Ligue 1 me Monacon sezonin e kaluar dhe ndjen se ka zgjedhur klubin më të mirë në Premierligë për të vazhduar karrierën.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, tha Bakayoko për faqen zyrtare të klubit.

“Për mua, Chelsea është klubi më i mirë në Angli dhe dua të arrij gjëra të mëdha këtu. Jam shumë krenar”, shtoi ai.

“Chelsea është klub i shkëlqyer me histori dhe janë kampion të Anglisë. Dëshira ime ka qenë që të jem në klubin më të mirë anglez dhe ja ku gjendem sot”, theksoi mes tjerash francezi.

“Çdo gjë duket më e madhe nga ajo që njoh unë dhe duket vend ideal për të luajtur futboll. Nuk kam qenë ende në Stamford Bridge, por mezi pres ta shohë atë stadium madhështor”.

“E di sa Premierliga është shumë e vështirë, një ndër më të vështirat në botë. Është shumë e fortë fizikisht dhe e di se duhet të luftosh shumë që të garosh në këtë ligë”, deakroi më tej Bakayoko për Chelsea TV. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...