Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo publikon thuajse çdo ditë foto në rrjetin social ‘Instagram’, përmes së cilave i njofton fansat me ndonjë aktivitet nga përditshmëria e saj.
Morena ka treguar edhe më parë se është e dhënë shumë pas veturave dhe se aktualisht posedon një veturë luksoze të tipi “Porche”, në vlerë 53 mijë dollarë.
Përderisa i ka në ‘gjak’ veturat, Morena është edhe një shofere shumë e mirë.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet se është bërë gati për të vozitur.
Kjo fotografi e bukuroshes është pëlqyer mjaft shumë, duke marrë kështu edhe komente të ndryshme. /GazetaExpress/.



