Talenti 20 vjeçar i Turqisë arrin në Romë: “Jam i lumtur për këtë aventurë të re”

PUBLIKUAR

Cengiz Under do ta veshë fanellën e Romës sezonin e ardhshëm. Lojtari tashmë ka arritur në Itali dhe të shtunën do t’i kryejë testet mjekësore.

Reprezentuesi i Turqisë, Cengiz Under, ka arritur në Itali u do ti kryejë testet mjekësore para se të zyrtarizohet te Roma: “Jam i lumtur, një aventurë e re po fillon për mu”.

Mesfushori u prit nga disa tifozë në aeroport, që shoqërohej nga agjenti.

Roma do të paguajë 15 milionë euro për talentin e Basaksehir, plus 20 % të shifrës nëse vendos ta shesë në atë ardhmen.

“Jam shumë i lumtur”, iu tha ai gazetarëve në ditëlindjen e 20’të.

“Një aventurë e re ka nisur për mua Shkojmë Roma!”, shtoi lojtari.

Cengiz pritet t’i kryejë nesër testet mjekësore, para se të zyrtarizohet si lojtari më i ri i skuadrës nga Olimpico. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...