Komuna e Lipjanit sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës të poetit dhe rapsodit, të ndjerit Agim Gashi, i cili ndërroi jetë në Düren të Gjermanisë.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Imri Ahmeti tha se familja Gashi e mbi të gjitha Lipjani e Kosova, ka humbur një njeri të kompletuar, një përsonalitet të spikatur, një atdhetar që rrezatoi me pendë e sharki dhe një intelektual të mirëfillt.
“Ndarja nga jeta e Agim Gashit, është një humbje e madhe për Lipjanin. Agimi do t’i mungoj skenës së të menduarit lirshëm, sepse ai piketoi guximshëm me shkrime e komente, fenomenet me të cilat po ndeshej shoqëria jonë”, tha kryetari Ahmeti.
Për jetën dhe veprën e Agim Gashit, foli nënkryetari i Komunës, Sefer Tasholli, ndërsa në emër të familjes të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua nipi i Agimit, Debatik Gashi.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Lipjanit.
U mbajt Mbledhje Komemorative për rapsodin dhe poetin Agim Gashi
PUBLIKUAR


