Institucionet, pengje të dy partive të mëdha

PUBLIKUAR

Institucionet, pengje të dy partive të mëdha

Edhe pas marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe LDK- së, formimi i institucioneve ka mbetur peng i ndarjes së dikastereve dhe paqartësive për postin e kryeministrit.

Pavarësisht se LDK pretendon se me marrëveshjen e 19 nëntorit posti i kryeministrit i takon atyre, PDK dhe kreu i saj, asnjëherë nuk e kanë thënë se ky post tashmë i takon LDK-së. Sipas tyre, posti i kryeministrit dhe postet tjera do të jenë pjesë e ndarjes së “kulaçit”, në mes të grupeve punuese.

Analistët politikë, vlerësojnë se mos thirrja e seancës po ndodh për faktin se partnerët e koalicionit janë të koncentruar më shumë në ndarjen e dikastereve sesa në programin qeverisës dhe pikërisht pozita e kryeparlamentarit mund të jetë subjekt i “pazarit”, në mes të PDK-së dhe LDK-së.

Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, ka thënë se pas datës 19 nëntor, i gjithë koncentrimi i dy partive të mëdha është në ndarjen e posteve.

Kurse, Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se nuk e di arsyen pse partitë politike nuk po e kërkojnë thirrjen e seancës. Sipas tij, edhe para arritjes së marrëveshjes se 19 nëntorit, por edhe tani nuk ka ndonjë arsyetim konkret i cili do të mund të arsyeton shtyrjen e seancës./Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...