​Sadiku harron Panathinaikoson, befason me skuadrën e re

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku vetëm një ditë më parë deklaronte se ishte pranë marrëveshjes me Panathinakos në Greqi.

Ndërsa, sot mediat zvicerane raportojnë se e ardhmja e Armando Sadikut mund të jetë krejtësisht ndryshe dhe në një kampionat tjetër.

Sipas gazetës ‘Blick’, Sadiku ka arritur marrëveshje parimore me skuadrën polake, Legia Warszawa.

Sezonin e fundit Legia e mbylli sezonin si fituese e kampionatit, edhe pse i bëri një fillim shumë të keq nën drejtimin e Besnik Hasit.

Tani mbetet të mësohet se cila është e vërteta në këtë pikë të merkatos për futbollistin shqiptar, i cili e ka të qartë se nuk dëshiron më të vazhdojë në radhët e klubit të Zurichut. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...