Zyrtare: Donnarumma vazhdon me Milanin (Foto)

PUBLIKUAR

Gianluigi Donnarumma ka vazhduar kontratën me Milanin

Milan edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Gianluigi Donnarumman për vazhdimin e kontratës.

Lojtari kishte refuzuar Milanin javë më parë, por tashmë ka ndërruar mendje.

Donnarumma ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021 dhe ka një klauzolë largimi 70 milionë euro.

“AC Milan njofton se ka vazhduar kontratën e Gianluigi Donnarummas deri më 30 qershor të vitit 2021. Kontrata do të nënshkruhet nesër në ora 11:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit.

Për lojtarin interesim kishin shprehur Real Madrid, PSG dhe Juventus, por duhet të presin edhe të paktën katër vite. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...