Edhe Evropa nën këmbët e Messit

PUBLIKUAR

Edhe Evropa nën këmbët e Messit

Me rezultat 4-0, Barcelona ka fituar si mysafir i APOEL Nicosias në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Njeriu i mbrëmjes ishte, natyrisht, njeriu i rekordeve – Lionel Messi. Argjentinasi shënoi het-trik në këtë takim (38’, 58’ dhe 87’).

Por, më i rëndësishëm ishte goli i tij i parë. Ai e theu rekordin e Raulit (71) si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve dhe më pas e ngriti këtë rekord në 74 gola.

Golin tjetër, të parin në këtë takim, e shënoi Luis Suarez (27’).

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Paris Saint Germaini e ka mposhtur Ajaxin me rezultat 3-1.

Dy gola nga Edinson Cavani (33’ dhe 83’) dhe një i Zlatan Ibrahimovic (78’), kundrejt golit të Davy Klaassen (67’), bënë që PSG ta mbajë kreun e grupit.

Paris Saint Germaini është në krye të Grupit F me 13 pikë, ndërsa Barcelona ka 12 pikë në vend të dytë.

Xhiroja e fundit do të vendosë se cila nga këto skuadra do të kualifikohet nga vendi i parë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...