Barcelona transferon yllin e Chelseas? (Foto)

PUBLIKUAR

Cesar Azpilicueta mund të transferohet në Barcelonë gjatë kësaj vere

Transferimi i Antonio Rüdiger nga Roma në Chelsea mund t’i hapë rrugë largimit të Cesar Azpilicueta nga Stemford Bridge.

Sipas Cadena Cope, reprezentuesi i Spanjës mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj vere.

Barcelona edhe më herët ka shfaqur interesim për ish anëtarin e Osasunës dhe Marseilles, por ishte refuzuar nga Chelsea.

Kurse, më herët edhe Azpilicueta ka deklaruar se kalimi te Barcelona do të jetë një ëndërr për të.

Nëse Barcelona dështon që ta transferoj Héctor Bellerín nga Arsenali, atëherë transferimi i  Azpilicuetas në Barcelonë do të jetë shumë i mundshëm. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...