Real Madrid siguron përforcimin e tretë (Foto)

PUBLIKUAR

Dani Ceballos do të prezantohet te Real Madridi me 20 korrik. Tashmë ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Los Blancos

Real Madrid tashmë ka nënshkruar kontratë me përforcimin e tretë pas  transferimit të Jesus Vallejos dhe Theo Hernandezit.

Fjala është për yllin e Real Betisit, Dani Ceballos, shkruan e përditshmja sportive madrilen, AS, përcjell Express.

Sipas AS-it, lojtari ka kryer testet mjekësorë te Los Blancos dhe ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin e ri.

Por, Real Madridit i ka mbetur që të arrijë marrëveshje edhe me Real Betisin, e cila posedon kartonin e lojtarit.

Thuhet se Ceballos do të prezantohet te Real Madridi me 20 korrik, një ditë pasa se skuadra të udhëtoj drejtë Amerikës për fazën përgatitore për sezonin e ri. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...