Vieri tregon se kush do ta fitojë Scudetton sezonin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Christian Vieri ka pohuar se Juventus do ta fitojë Serie A sezonin e ardhshëm dhe se Inter do të rikthehet, ndërsa Milanit i mungojnë kampionët.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, Vieri e ka pranuar se Napolit i mungon cinizmi dhe vazhdimësia, transmeton Express.

Vieri nuk mund ta imagjinojë Romën pa Francesco Tottin. Ish-futbollisti i Juventusit, Interit dhe Milanit ka thënë se ky afat kalimtar veror është i mërzitshëm.

“Kush do ta fitojë Serie A sezonin e ardhshëm? Kam frikë se nuk do të ndryshojë. Juve do ta fitojë përsëri,” ka thënë ish-sulmuesi italian.

“Interi është i gatshëm të sfidojë me Suning? Do të jetë, por duhet të punojë fortë në afatin kalimtar veror dhe të blejë lojtarë të rëndësishëm të cilët mund ta bëjnë dallimin. Do të rikthehet ai Interi i vjetër,” ka theksuar Vieri.

Për Milanin, ai ka pohuar se i mungojnë lojtarë kampionë në skuadër.

“Sa i përket Milanit, kam dyshime. E kanë marrë një sulmues të mirë, Andre Silva, të cilin e pëlqej, por nuk pres që Milan të sjellë lojtarë të mëdhenj për të cilët ka nevojë për t’u rikthyer në krye. Milan ka nevojë për kampionë.,” ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...