Totti ka disa oferta

PUBLIKUAR

Hideyuki Hanyu i ka kërkuar Tottit t’i bashkohet klubit japonez, Tokyo Verdy.

Francesco Totti, 40 vjecar, u largua nga Roma në fund të sezonit, por e ardhmja e veteranit italian mbetet ende e paqartë.

40 vjecari tani ka marrë një ftesë interesante nga Japonia. Klubi Tokyo Verdy i ka propozuar Tottit që t’i bashkohet skuadrës në Kinë.

“Totti do të vijë te ne, ose do të qëndrojë te Roma. Ka pasur edhe një ofertë nga SHBA-të, por ajo lëvizje s’do të ndodh”, deklaroi presidenti i Tokyo Verdyt, Hideyuki Hanyu.

“Totti është special dhe nëse vjen nuk do të blejmë tjetër lojtar. Tifozët e Romës duan që ai të marrë një post në klubin e tyre, por Totti seriozisht po mendon për të ardhmen”, shtoi Hanyu.

Ai e vlerëson shumë legjendën e Romës për atë që përfaqëson ai në futbollin botëror. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...