Mourinho tregon pse u largua Rooney nga Man United (Foto)

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka thënë se ishe dëshira e Wayne Rooney që të kthehej në Everton, në mënyrë që të ketë më shumë minuta, diçka që nuk ia ka garantuar portugezi.

Pas 13 viteve në “Old Trafford”, Rooney u rikthye te klubi i fëmijërisë, Evertoni.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, tha se ishte dëshira e lojtarit që të largohej nga Manchester Unitedi.

Rooney mori këtë vendim pasi kaloi sezonin më të tmerrshëm në karrierë nën urdhëratë e Mourinhos, duke qenë vetëm zëvendësues sezonin që lamë pas.

“Nuk është sekret se që një kohë të gjatë kam qenë admirues i Wayne; ai ka qenë model për të gjithë dhe do të mbetet në librat e historisë së klubit për shumë vite”, tha Mou.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të shikosh lojtar të mëdhenj të luajnë më pak se që dëshirojnë, kështu që nuk mund t’i dilja në rrugë kur kërkoi që të kthehej në Everton”, shtoi Mou.

“Eksperienca, fokusi dhe përkushtimi i tij do të na mungojë dhe i dëshiroj gjithë të mirat në të ardhmen”, shtoi mes tjerash Mou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...