Man United nis bisedimet me Realin për James Rodriguez (Foto)

PUBLIKUAR

Numri 10-të është i lirë pas largimit të Rooney dhe Jose Mourinho e dëshiron James Rodriguez si zëvendësues të sulmuesit anglez. Real Madridi dëshiron së paku 70 milionë euro për kolumbianin.

Manchester Unitedi tashmë është duke negociuar me Real Madridin për James Rodríguez, bën të ditur “The independent”, transmeton Gazeta Express.

Klubi anglez e dëshiron kolumbianin për të zëvendësuar Wayne Rooney, i cili u transferua në Everton. Klubet tashmë kanë nisur bisedimet dhe Mourinho shpreson të arrihet marrëveshja sa më parë në mënyrë që ta ketë një tjetër 10’tësh për sezonin 2017/18.

Manchester United tashmë ka udhëtuar në turneun parasezonal në Amerikë dhe Mou shpreson që edhe James do të jetë me ta në ndeshjet miqësore në fund të korrikut, shkruan AS, përcjell Express.

70 milionë euro pritet t’i kushtojë Unitedit transferimi i James, që do të jetë i treti këtë verë pas Romelu Lukaku dhe Victor Lindelöf.

James e përfundoi sezonin me 33 paraqitje nga 60 të mundshme (shumica prej tyre nga stoli).

Në finale të Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane e turpëroi 25 vjeçarin duke e lënë në tribuna, Kovacic dhe Asensio zunë vend në stol, ky i fundit edhe luajti disa minuta, për të shënuar golin e katërt në fitoren prej 4:1 ndaj Juventusit.

James shënoi 11 gola në 1.824 minuta të luajtura në sezonin 2016/17.

25 vjeçari, i cili u ble për 80 milionë euro në vitin 2014, ka bërë gjithsej 110 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...