Spalletti: Interi duhet t’i mbajë premtimet

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka paralajmëruar Interin se duhet të transferojnë lojtarë: “më janë premtuar disa gjëra dhe nëse nuk mbahen premtimet, do të flas”.

Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti, nuk është i kënaqur me klubin, që po heziton të transferojë lojtarë.

Interi deri më tani ka blerë tre lojtarë, por vetëm njëri prej tyre do të luajë në ekipin e parë.

Jens Odegaard dhe Nicolo Zaniolo do të luajnë në ekipin e dytë të Zi Kaltërve, derisa lojtari i vetëm që do të luajë në ekipin e Spallettit dhe që është transferuar këtë merkato, është mbrojtësi i Sampdorias, Milan Skrianr, duke mos llogaritur këtu portierin, Daniele Padelli, që do të jetë pak i dobishëm në ekipin e ish trajnerit të Romës.

“Më janë premtuar shumë gjëra dhe nëse nuk përmbushen, unë do të dalë këtu dhe të flas”, tha Spalletti në konferencën për media para stërvitjes parasezonale.

“Kur bëhen premtimet, duhet të realizohen dhe disa lojtarë duhet të transferohen. Siç thash më parë, nuk jam trajner më i mençur se ata që kanë qenë më parë. Kemi nevojë për lojtarë që të ndërtojmë ekipin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...