​Hysaj ka një lajm fantastik për Napolin

PUBLIKUAR

Elseid Hysaj ka thënë se të gjithë lojtarët e Napolit do të qëndrojnë për të arritur diçka të madhe këtë sezon

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka thënë se të gjithë lojtarët janë pajtuar të qëndrojnë së bashku për të luftuar për titullin e Serie A.

Hysaj insiston se ata dëshirojnë të nisin mirë sezonin e ri, në mënyrë që të realizojnë objektivat e tyre.

“Ne kemi nevojë për entuziazëm në fazën përgatitore në mënyrë që të nisim në mënyrën më të mirë vitin në Serie A”, tha fillimisht Hysaj për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ne duam që ta nisim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne duhet të japim më të mirën tonë”, tha në fund ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...