Moratti i kënaqur me Interin e Mancinit

PUBLIKUAR

Moratti i kënaqur me Interin e Mancinit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i kënaqur me punën e Roberto Mancinit nga ajo çfarë ka parë në derbin ndaj Milanit.

Trajneri 49-vjeçar u rikthye te Nerazzurrët javën e kaluar dhe rifilloi angazhimin me një barazim 1-1 në derbin lokal.

“Më pëlqeu derbi dhe Interi nuk luajti keq. Edhe pse sapo ka arritur, Mancini po bën një punë të mirë”.

“Ishte një ndeshje emoiconalisht e vështirë dhe ai kishte vetëm një javë të punojë me skuadrën”.

“Nuk e di nëse ai do të arrijë të përfundojë në vendin e tretë – kjo varet nga ajo se si lojtarët do t’i adaptohen Mancinit dhe ai lojtarëve që ka në dispozicion”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...