Për amerikanët dita e sotme është një nga ditët më të shënuara pasi përkon me festën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Mjaft e ndjeshme për ketë datë duket të jetë edhe këngëtarja Bleoan Qereti, e cila i ka dedikuar një postim në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen Amerikë, krenare dhe mirënjohëse që jetoj në tokën e mundësive ku asgjë nuk është e pamundur,”-ka shkruar Bleona në profilin e saj në rrjete sociale.
Kujtojmë se kohë më parë këngëtarja është vënë në qendër të vëmendjes për deklarata të ndryshme të bëra për Shqipërinë në fillesat e saj në Amerikë ku madje thuhej se ajo mohonte atdheun e saj./Gazeta Express/



