FIFpro publikon listën e 5 portierëve finalistë

PUBLIKUAR

FIFpro publikon listën e 5 portierëve finalistë

Sindikata e futbollistëve profesionistë FIFPro dhe FIFA zbardhën 5 emrat nga ku do të përzgjidhet edhe portieri më i mirë i vitit 2014.

Manuel Neuer, Claudio Bravo, Thibaut Courtois, Gianluigi Buffon dhe Iker Casillas janë 5 finalistët e çmimit FIFPro që do të dorëzohet gjatë ceremonisë për dorëzimin e Topit të Artë në Cyrih gjatë muajit janar.

Sindikata e futbollistëve profesionistë FIFPro dhe FIFA zbardhën 5 emrat nga ku do të përzgjidhet edhe portieri më i mirë i vitit 2014, ndërsa lista për formacionin më të mirë do të votohet nga vetë futbollistët dhe 55 emrat finalistë do të publikohen në 1 dhjetor, transmeton Supersport.

Përveç portierit, formacioni do të ketë edhe 4 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe tre sulmues. Në garën për portierin e vitit, Neuer është më i avantazhuari pas fitores së Kupës së Botës, ndërsa Iker Casillas është shpallur portieri i vitit 5 herë gjatë karrierës së tij. Trofeun e ka fituar në vitet 2006 e 2007 edhe gardiani juventin Giggi Buffon, ndërsa risia më e madhe mes 5 finalistëve është kiliani Claudio Bravo, i cili mbron aktualisht portën e Barcelonës.

I fundit por jo për nga rëndësia është belgu Courtouis, i cili ndihmoi Atletico Madrid për suksesin në La Liga dhe Champions League ku skuadra e Simeones u mund në finale nga Reali me rezultatin 4-1.

Aktualisht Courtouis mbron portën e Chelseat, skuadër e cila zotëronte kartonin e gardianit të kombëtares së Belgjikës.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...