Revolucion në sulmin e Arsenalit, dy hyrje dhe dy në ikje

PUBLIKUAR

Pas konfirmimit të Arsene Wenger për një tjetër vit në stolin e Arsenalit, klubi anglezi tashmë ka filluar të përgatit planin për sezonin e ardhshëm.

Dhe e gjitha kjo bëhet duket revolucionarizuar sulmin në radhë të parë.

Londinezët janë një hap larg nga Alexandre Lacazette prej Lyonit. Vlera e marrëveshjes është rreth 53 milionë euro, ndërsa lojtari pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin nga Emirates.

Qëllimi tjetër është talent i Monaco, Kilyan Mbappe, edhe pse konkurrenca është mjaft e madhe për atë, posaçërisht nga Real Madrid dhe Manchester City.

Topçinjtë pritet t’i ofrojnë klubit francez seri në 142 mijë euro, ndërsa mediat britanike raportojnë se tashmë ka ndodhur një bisedë mes Wengerit dhe babait të 18-vjeçarit.

Por, me ardhjen e dy të lartpërmendurve, ekziston rreziku që Alexis Sanchez të ikë nga londinezët, por edhe Olivier Giroud, i cili nuk do ketë më vend në formacionin startues. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...