11-vjeçari e vret ariun, i shpëton tre familjarë (FOTO)

PUBLIKUAR

Reagimi i shpejtë i një djaloshi 11-vjeçar i ka shpëtuar tre familjarët të tij nga një ari i murrmë në i cili iu ishte vërsulur atyre në Alaska.

Elliot Clark po ecte në mal afër Game Creek me tre anëtarë të familjes dhe tre qen kur ariu iu ishte vërsulur, raporton Juneau Empire, trnamseton Express.

Ariu i kishte sulmuar dy prej tyre duke i rrëzuar anash, ka thënë babai i Elliot, Lucas.

“Katër persona po ecnin në një vijë, im bir ishte i treti. Ariu erdhi pas tyre në të njëjtën rrugë, xhaxhai i Elliot ishte i parë në rresht dhe ariu i erdhi pranë aq shpejt saqë ai nuk pati kohë ta hiqte pushkën nga kraharori,” ka thënë Lucas.

Djaloshi e kishte nxjerr pushkën e gjakut dhe qëlluar ariun.

Luckas ka thënë se goditja e parë nuk i kishte bërë hiç gjë ariut, por dy goditjet pasuese e kishin rrëzuar për toke dhe goditjet përfundimtare nga djaloshi dhe xhaxhai i tij e kishin vrarë atë.

“Goditja e parë e goditi në kraharor dhe absolutisht nuk i bëri asgjë. Goditja tjetër e goditi në hundë dhe i shkoi poshtë qafës,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...