Deulofeu prish MSN-në, formacioni i frikshëm i Barcelonës për sezonin 2017/18 (Foto)

PUBLIKUAR

Gerard Deulofeu do të rikthehet në “Camp Nou”, lajmin tashmë e ka bërë të ditur klubi katalanas, që ka vendosur të shfrytëzojë klauzolën e riblerjes nga Evertoni për 12 milionë euro.

Sezoni 2017/18 mund të jetë i ndryshëm për MSN-në. Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar do të jenë të gjithë në dispozicion të Ernesto Valverde, por ardhja e Gerard Deulofeu mund të thyejë treshen sulmuese të famshme.

Sipas asaj që raporton Goal, Deulofeu mund të zë vendin e Messit në sulm, derisa argjentinasi mund të luajë më i tërhequr, ashtu siç e kemi parë në shumë ndeshje me Luis Enriquen në sezonin që lamë pas.

Marco Verratti dhe Hector Bellerin janë dy prioritetet tjera të Valverdes që nëse i transferon në “Camp Nou”, do të krijojë një formacion të frikshëm për kundërshtarët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...