Çfarë po ndodh me Romën, i largohet një tjetër lojtar? (Foto)

PUBLIKUAR

Antonio Rudiger mund të transferohet në Chelsea këtë verë.

Roma është duke humbur lojtarët kryesor të skuadrës. Pas Mohamed Salah, që u transferua në Liverpool, e Kostas Manolas që është afër Zenit St Petersburg, edhe Antonio Rudiger mund të largohet nga Olimpioco.

Sky Sports raporton se agjenti i lojtarit do të udhëtojë në Londër për të diskutuar me Chelsean për një transferim të mundshëm në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, Sky raporton se Manolas mund edhe të mos largohet, duke parë që marrëveshje që është dashur të arrihet ditë më parë, është bllokuar.

Nga Roma flitet se mund të largohen edhe Nainggolan e Paredes. Kjo pritet të jetë verë e nxehtë për Romën, jo vetëm në transferimin e lojtarëve, por edhe në mbajtjen e tyre. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...