Barcelona vendos për Deulofeun, lojtari hesht (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona do ta shfrytëzoj të drejtën e blerjes së Gerard Deulofeu nga Evertoni

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Barcelona do të shfrytëzoj të drejtën e riblerjes së Gerard Deulofeu nga Evertoni.

Gjiganti katalunas duhet të paraqesë kërkesën për riblerjen e Deulofeut deri sonte pas mesnatës, pasi është afati i fundit.

Barcelona do t’i paguaj Evertonit 12 milionë euro, në kuadër të marrëveshjes të arritur në vitin 2015.

Kurse, Deulofeu nuk ka dashur të fals rreth të ardhmes. Ai ka thënë se po mendon vetëm për finalen e Kampionatit Evropian për U21 mes Spanjës dhe Gjermanisë, e cila luhet sonte.

“E ardhmja është e njohur tashmë. Unë jam i fokusuar në ndeshjen kundër Gjermanisë, asgjë më shumë. Unë nuk kam nevojë të flas, rreth të ardhmes do të fals më vonë”, ka deklaruar Deulofeu.

Deulofeu ka zgjuar interesimin e Juvetnusit, Romës dhe Milanit, ku ishte i huazuar në gjatë muajt e fundit.

Por, fjalën e fundit për Deulofeun do ta thotë trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde. Nëse ky i fundit nuk e dëshiron, Barcelona do ta shes Deulofeu gjatë kësaj vere.

Kështu, Barcelona nga Deulofeu mund të përfundoj disa miliona euro, pasi nuk do ta shes nën 15 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...