Ylli i Kosovës godet Bunjakin (Foto)

PUBLIKUAR

Atdhe Nuhiu ka lëshuar një mesazh thumbues, që besohet të jetë për Albert Bunjakin.

Duket se Albert Bunjaki i ka ditët e numëruara në stolin e Kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Pas sulmuesit Besart Berisha, që doli haptazi kundër trajnerit Bunjaki, tani një tjetër sulmues besohet ta ketë thumbuar atë, por që ka hezituar të përmend emra.

Bëhet fjalë për sulmuesin Nuhiu, që ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale, përcjell Express.

“Ka dy zgjedhje kryesore ‘të pranosh kushtet ashtu si janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato’. #dardania #mekosoven #sëbashkujemimëtëfortë”, ka shkruar sulmuesi në Instagram.

Kosova ka marrë vetëm një pikë nga gjashtë ndeshje në Grupin I, duke pësuar pesë humbje.

Gjashtë ndeshje, 18 gola të pranuara, tre të shënuara – ky është bilanci i Kosovës me Albert Bunjakin në stol në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...