Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku gjatë ditës së sotme kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrethrrotullimit Lipjan – Magure.
Kryetari Ahmeti ka uruar qytetarët lipjanas me rastin e realizimit të këtij projekti mjaftë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për ngasësit në këtë pjesë rruguore.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe ka kushtuar 242,310.27 euro.



