NISMA heq çdo dilemë: Mbesim në opozitë

PUBLIKUAR

Partia e Fatmir Limajt ka njoftuar se mbesin përfundimisht në opozitë dhe nuk i bashkohen Qeverisë PDK-LDK.
“NISMA për Kosovën duke qenë e bindur në nevojën për ndryshim nëjetën politike të Kosovës i siguron anëtarët, simpatizantët, votuesit e saj, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të jetë zë i fuqishëm opozitar deri në arritjen e ndryshimit që i duhet vendit”, thuhet në njoftimin e Partisë së Limajt.

Sidoqoftë, kjo parti e ka përmendur edhe një herë se në të mirë të Kosovë do të ishte ndryshimi i qeverisjes.

“NISMA për Kosovën gjatë jetës së saj politike me forcë e ka proklamuar nevojën për një qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga nevoja për rrotacion dhe për qeverisje ndryshe, ne dhe aleatet ndërtuam koalicionin për ndryshim.

Nevoja për ndryshimin e qeverisjes në vend ishte synimi dhe motivi i bashkimit tonë për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kësaj politike i kemi qëndruar besnik, mbi bazën e një parimësie konsistente. NISMËS i vije keq që me gjithë përpjekjen e saj humbëm shansin e ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët.”/rajonipress/

 

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes...