​Skuadra e madhe italiane ia ‘vjedh’ Milanit spanjollin Deulofeu

PUBLIKUAR

Roma ka hyrë në garë për anësorin spanjoll të Barcelonës, Gerard Deulofeu

E ardhmja e spanjollit, Gerard Deulofeu nuk është e qartë, pasi për të interesohen Barcelona, Milan dhe tashmë së fundmi Roma.

Lojtari për momentin është i Evertonit, por Barcelona dëshiron ta kthej pas një sezoni për 12 milionë euro.

Kjo nuk është dëshira e lojtarit, i cili dëshiron një skuadër ku mund të luajë rregullisht dhe të rris gjasat për pjesëmarrje në Kupën e Botës të vitit 2018.

Fillimisht ai kishte kërkuar të qëndronte në Milan, ku shkëlqejë në gjashtë muajt e fundit.

Por, tashmë për shërbimet e tij po interesohet edhe Roma, e cila e sheh si zëvendësues ideal të Mohamed Salah, shkruan Mediaset Premium. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...