Sevilla ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të Interit, Ever Banega, transmeton zeri.info
Argjentinasi kishte kaluar dy edicione me ekipin spanjoll para se të transferohet te Interi në verën e kaluar, por tani ka vendosur të rikthehet te ish klubi i tij.
28-vjeçari kishte fituar dy herë radhazi Ligën e Evropës me skuadrën spanjolle. Banega ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare dhe tani pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.
Reprezentuesi argjentinas largohet nga klubi italian me vetëm 20 ndeshje si titullar në Serie A. Mesfushori kishte arritur të shënonte 6 gola dhe të realizonte 8 asistime.
Banega bëhet transferimi i parë i madh i trajnerit të ri të Sevillas, Eduardo Berizzo, i cili e zëvendësoi në këtë detyrë Jorge Sampaolin./Zëri


