Perez ka thënë se do të hidhet në sulm për Mbappen nëse Zidane jep dritën e gjelbër.
Numri një i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar se transferimi i Kylian Mbappe është në duar të trajnerit, Zinedine Zidane.
Perez konfirmoi se nëse Zidane vendos që Reali të shkojë pas Mbappe, atëherë një lojtar i madh do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
“Nëse Zidane më thotë Ok atëherë duhet të shikojmë se kë duhet të largojmë pasi nuk mund të luajnë të gjithë, vetëm 11. Kjo punë nuk është e imja, vetëm e Zidane, që e ka menaxhuar në mënyrën më te mirë”, ka thënë Perez.
“Jemi në një situatë pothuajse të ngjashme me atë të Pogbas. Vitin e kaluar e dinim kë të transferonim pasi fituam Ligën e Kampionëve, njëjtë edhe këtë vit. Më pëlqen Mbappe, por në Madrid mund të luajnë vetëm 11 lojtarë. Me Pogban nuk nënshkruam sepse kishim një skuadër të fortë pasi fituam Championsin”, shtoi Perez.
“Duhet të jemi të durueshme. Zidane erdhi si 28 vjeçar, ai është vetëm 18 vjeçar. A do të vijë këtë vit? Sinqerisht nuk e di. A ka qenë në kontakt Zidane me Mbappen? Ai e ka ndjekur atë ashtu si Varanen. Duhet të vendos nëse do të vijë, apo do të qëndrojë të zhvillohet edhe më shumë si lojtar te Monaco”, theksoi mes tjerash Perez. /Gazeta Express/



