Këngëtarja e njohur Dua Lipa përveç muzikës që bën, ajo kohëve të fundit është përfolur shumë për jetën e saj private.
Dua së fundmi ka marrë pjesë në festivalin Glastonbury, ku mori gjithë vëmendjen me performancën e saj, transmeton Gazeta Express.
21-vjeçarja tregoi linjat e saj pefekte. Por ajo që u përfol më së shumti sipas medieve britanike është se Dua është parë duke u puthur me Chris Martin vokalistin nga grupi i famshëm “Coldplay” në zonën VIP.


Sipas The Sun , ylli 40-vjeçar i Coldplay ishte ‘haptazi duke bërë’ me yllin e pop-it në zonën VIP , megjithatë të dyja palët kanë hedhur poshtë pretendimet.
Një zëdhënës i Chris tha se thashethemet ishin krejtësisht të pavërteta, ndërsa përfaqësuesit e Dua mohuan të komentojnë kur u pyetën nga MailOnline.



