Hamilton i lyp “fer” Vettelit (Video)

PUBLIKUAR

Hamilton ka reaguar pas goditjes që mori nga Vettel në garën për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Daniel Ricciardo ka fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, një garë e karakterizuar nga shumë hyrje të makinës së sigurisë në pistë dhe madje pati edhe një flamur të kuq, transmeton Gazeta Express.

Piloti i Red Bullit ishte ai që shfrytëzoi më së miri ndalesat e shumta të garës, ndërsa Vettel dhe Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë, patën një sherr të vërtetë në pistë.

Kur Lewis Hamilton kryesonte garën me Sebastian Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit.

I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda “stop & go” dhe i kushtoi garën.

I nervozuar për këtë, Hamilton ka reaguar menjëherë pas garës.

“Nëse ai do të tregojë se është burrë, le ta bëjë këtë jashtë makinës, sy më sy”, ka thënë Hamilotn.

“Fatmirësisht ishim duke ecur ngadalë. Nëse do të ishim duke ecur më shpejt mund të kishte përfunduar më keq”, shtoi Hamilton.

“Imagjinoni fëmijët duke shikuar Formula 1 sot dhe e shohin atë skenë nga katër herë kampioni i botës. Pamjet flasin vetë”, theksoi mes tjerash Hamilton. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...