Portugalia dhe Meksika janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave. Portugalia e mposhti 4:0 Zelandën e Re, derisa Meksika fitoi 2:1 ndaj Rusisë, që i kryente punë edhe barazimi.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka ndihmuar Portugalinë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren prej 4:0 ndaj Zelandës së Re, shkruan Gazeta Express.
Portugezi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 33’të, derisa golat tjerë i shënuan Bernardo Silva (38’), i cili u lënduar në këtë moment të shënimit të golit . Sulmuesi i ri i Milanit, Andre Silva (80’) dhe Nani (90′).
Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Meksika, që ka eliminuar nikoqirin e këtij kompeticioni, Rusinë.
Meksika fitoi 2:1 ndeshjen e fundit të Grupit A, që i kryente punë edhe barazimi.
Nestor Araujo (30’) dhe Hirving Lozano (52’) shënuan për Meksikën, derisa për Rusinë realizoi Aleksandr Samedov (25’).
Portugalia kualifikohet si para pavarësisht pikëve të barabarta me Meksikën, kjo për shkak të gol diferencës. /Gazeta Express/


