Juventusi heq dorë nga Sandro, pranon ofertën e Chelseat (Foto)

PUBLIKUAR

Juventusi nuk dëshiron ta mbajë me forcë Sandron, që kërkohet nga Chelsea.

Juventusi ka lejuar Alex Sandron t’i bashkohet Chelseat, nëse talenti brazilian dëshiron një gjë të tillë, bën të ditur Metro, transmeton Gazeta Express.

Kampionët e Italisë e transferuan Sandron për shumën e 22 milionë funteve dy vite më parë, por “Blutë e Londrës” e duan brazilianin me çdo kusht, për të cilin kanë bërë ofertë prej 61 milionë funteve.

Trajneri italian, Antonio Conte, dëshiron të forcojë edhe më shumë mbrojtjen dhe mendon se Sandro është ideali në prapavijën e skuadrës së tij.

Juventusi është i gatshëm ta lejojë Sandron të largohet, nëse lojtari dëshiron një lëvizje të tillë, e që duket se gjithçka po shkon drejt përfundimit – pasi Sandro dëshiron të shijojë Premierligën me kampionët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...