Klubi nga Premierliga ofron 135 milionë për Mbappen

PUBLIKUAR

Arsenali është duke i bërë konkurrencë Real Madridit dhe Paris Saint-Germain për transferimin e yllit të Monacos, Kylian Mbappe

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain do ta kenë edhe një konkurrentë serioz në garë për transferimin e yllit të ri të Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas tabloidit britanik, The Telegraph, Arsen Wenger është duke planifikuar të bëjë një sensacion duke transferuar yllin e ri të Francës, përcjell Express.

The Telegraph shkruan se klubi londinez ka bërë gati 135 milion euro për transferimin e Mbappes. Këtë shifër thuhet se e ka ofruar edhe klubi francez,  Paris Saint-Germain.

Tani i mbetet Mbappes që të zgjedh se në cilin prej këtyre klubeve dëshiron ta vazhdoj karrierën, apo do të mbetet pjesë e Monacos edhe në sezonin e ri. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...