Cristiano Ronaldo mund të transferohet në Paris Saint-Germain
Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Cristiano Ronaldo do të shqyrtoj ofertën e Paris Saint-Germain.
Thuhet se portugezi do të takohet me presidenti e Real Madridit, Florentino Perez, pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, përcjell Express.
Ronaldo do të diskutoj me Perezin mbi mundësin e transferimit te gjiganti francez, përcjell Express.
Klubi nga Parisi është i tashëm të shpenzoj 200 milion euro për yllin e Portugalisë, por thuhet se Perez do të bëjë çmos që ta ndal largimin e Ronaldos.
Ronaldo ka përjashtuar mundësin e largimit nga Spanja pas akuzave se i është shmangur taksave, në vlerë prej 14.7 milion euro.
Mbete të shihet se cili do të jetë vendimi i Ronaldos pas Kupës së Konfederatave, i cili përfundon me 2 korrik. /Express/



