Lucas Moura e ka pranuar se gjatë kësaj vere do të largohet nga Inter
Anësori brazilian, Lucas Moura e ka pranuar se mund të largohet nga PSG gjatë kësaj vere, për të kaluar te një skuadër tjetër e madhe evropiane.
Moura po kërkohet me ngulm nga Inter, që me 1 korrik i skadon dënimi nga FIFA dhe është e gatshme për të transferuar.
“Në çdo afat kalimtar ka thashetheme për mua. Në realitet nuk ka ardhur asnjë ofertë për mua, nuk ka asgjë konkrete”, tha Moura për Diario.
“Unë kam kontratë deri në vitin 2020, por nëse vjen diçka do ta diskutojmë. Për momentin nuk ka asgjë”.
“A mund të largohem nga PSG për një skuadër tjetër evropiane? Është e mundshme, por për momentin nuk kam pranuar asnjë ofertë dhe kam kontratë”, deklaroi në fund braziliani.
Përveç Interit për Mouran po interesohet edhe Manchester United. /Express/


