Cana: Kemi tifozët më të mirë në botë

PUBLIKUAR

Cana: Kemi tifozët më të mirë në botë

Lorik Cana mendon se tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë dhe ata i kanë befasuar për të mirë edhe lojtarët italianë.

Tifozët shqiptarë mbushën stadiumin e Genoas të martën mbrëma për të mbështetur kombëtaren, por qëndrimi i tyre dhe madje këndimi i himnit italian kanë befasuar të gjithë, përfshirë lojtarët e Italisë.

“E prisnim që të kishte shumë tifozë shqiptarë, por jo kaq shumë. Edhe lojtarët e kombëtares italiane mbetën shumë të surprizuar sepse dukej sikur ndeshja luhej në Tiranë”.

“Nuk kam frikë ta them, por ne kemi tifozët më të mirë në botë dhe do të provojmë të bëjmë gjithçka për ta. Në atë mbrëmje pamë gjëra shumë të bukura”.

“Tifozët shqiptarë këndonin himnin italian. Kjo që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit. Jam shumë krenar për ta dhe i lumtur njëkohësisht”, ka thënë Cana një në intervistë të dhënë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...